Murray: Duhet të punoj shumë për të qenë sërish tenisti i dikurshëm

Tenis

Murray: Duhet të punoj shumë për të qenë sërish tenisti i dikurshëm

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:47
Murray: Duhet të punoj shumë për të qenë sërish tenisti i dikurshëm

Tenisti britanik Andy Murray është rikthyer në fushë pas më shumë se një muaji, duke fituar ndaj amerikanit Mackenzie McDonald në turneun e Washington me rezultatin 2-1 (3-6, 6-4, 7-5). Një fitore me përmbysje e tenistit britanik, ish-numri 1 në botë, që duhej të ishte rikthyer në fushë më herët, në grand slam të Wimbledon, por u shpreh se nuk ishte ende gati. Murray luajti në një turne të fushave me bar gjatë qershorit (Queen’s), ku edhe mundi Stan Wawrinka, por vendosi të shtyjë rikthimin për në gusht, për turnetë amerikanë.

“Është një sukses që arrita ta fitoj këtë ndeshje”, tha Murray. “Ju e parë festën time pas fitores. Por ende nuk jam aty ku duhet, duhet të punoj shumë për të qenë sërish tenisti i dikurshëm. Ky sukses është vetëm një hap i vogël drejt rikthimit dhe shpresoj që në US Open të jem në një formë më të mirë”, tha Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat