“US Open”, turneu i milionave për një përplasje “titanësh”

Tenis

“US Open”, turneu i milionave për një përplasje “titanësh”

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:02
Rafael Nadal

Edicioni i 138 i turneut të tenisit “US Open”, që nisi këtë të hënë, është “Grand Slam”-i i fundit sezonal dhe ai që ka zgjuar kërshërinë e tifozëve.

Kampioni në fuqi, Rafael Nadal përfundoi në anën më të lehtë të tabelës, ndërsa dy gjigantët e tjerë të fushës, Federer dhe Djokoviç, me shumë gjasë do të përplasen në çerekfinale, nëse nuk ka surpriza të bujshme.

Shpërblimet financiare sivjet në “tokën e premtuar” do të jenë një rekord më vete. Amerikanët kanë premtuar se do të shpërndajnë plot 53 milionë euro për pjesëmarrësit deri në sfidën e fundit, një pasuri e tërë, edhe pse gjigantët e tenisit kanë shumë pak nevojë për stimuj në këtë aspekt.

Për kompanitë e basteve, favoriti kryesor është Novak Djokoviç. Serbi është ai, që sipas “Bookmakers”-ave ka më shumë gjasa të triumfojë në finalen e madhe në “Flushing Meadows”. Pasi fitoi turneun e Cincinnatit, tenisti ballkanas nuk do të ketë gjithsesi një rrugë të lehtë.

Surprizat ndoshta janë rezervuar që në fillim, por duket se edhe rruga e Rafael Nadal drejt finales së madhe është tashmë e asfaltuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat