Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në Tetovë

Tetova

Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në Tetovë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:57
ilustrim

Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në këshllin e komunës së Tetovës, pas braktisjes së serishme të seancës nga ana e këshilltarëve të VMRO-së, të cilët kërkojnë llogari nga kryetarja e komunës Tetuta Arifi për deponinë, mos asfaltimin e rrugës Bllagija Toska, mos ndërtimin e kishës dhe të murgut tek varrezat krishtere.

“Edhe sot nuk erdhëm deri tek përgjigjet, pra si koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-së ju informoj se edhe këtë seancë do ta brakstisim”, deklaroi Goran Jovanovski nga VMRO-DPMNE në Tetovë.

“Unë konsideroj se ata kanë obligimet e veta karshi qytetarëve dhe duhet të marrin pjesë në debatet që zhvillohen dhe aty të merren vendime edhe për zgjidhjet e mundshme.

Realisht ne numrat i kemi për funksionimin e këshillit në marrëveshjen e koalicionit me VMRO-në, ne do të vazhdojmë rrugën tonë por është vendim i tyre se si do të sillen më tutje sa i takon koalicionit këtu në Këshillin e Tetovës”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit Komunal në Tetovë.

Mundësinë për të mos marrë pjesë në seancat e mëtutjeshme nuk përjashtojnë as këshilltarët e PDSH-së, përveç pikave të cilat janë me interes vital të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat