Teuta Arifi: Jo fjalë, punë, punë natë e ditë

Tetova

Teuta Arifi: Jo fjalë, punë, punë natë e ditë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:45
Teuta Arifi

Kryetarja e Komunës së Tetovës në një status të sajë në facebook ka komentuar fillimin e punës rreth asfaltimit të rrugës “168” aks ky që lidhet me rrugën “172”. Ajo fillimin e këtij projekt që po realizohet nga komuna e Tetovës, e ka komentuar si ‘Puna mbi fjalët’, transmeton zhurnal.

Kjo rrugë për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjerueshme për sa i përket cilësisë dhe paraqet një nevoje bazike për qytetarët e Reçicës.

Bëhet fjalë për 500 metra gjatësi asfaltim rruge , dhe 6 metra në gjerësi. Aktualisht bëhet gryerja para asfaltimit.

”Ky projekt është në vazhdën e investimeve kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore. Normalisht punimet do të zhvillohen sipas planit dinamik dhe kontraktuesi i cili i kryen punimet mendojmë që shumë shpejtë do të fillojë edhe me asfaltimin dhe me përfundimin e kësaj rruge, e cila është mjaftë e nevojshme për banorët e lagjes së Reçicës” ka deklaruar Armend Fazliu Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Komunën e Tetovës.

Ja postimi i saj i shoqëruar me disa fotografi, ku shihet puna reth asfaltimit të kësaj rruge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat