Digjet një fabrikë në Tetovë

Tetova

Digjet një fabrikë në Tetovë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:20
Ilustrim

Një zjarr i madh ka kapluar fabrikë ”Teteks” në Tetovë rreth orës 16 e gjysmë dhe ka djegur shtatë zyra administrative të kësaj fabrike.

Gjatë shuarjes së zjarrit me lëndime të lehta ka mbetur një zjarrfikës i cili është trajtuar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pastaj është lëshuar në shtëpi për mjekim të mëtejshëm.

Gjithashtu, para tre ditëve zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale në një fermë pulash në fshatin Çellopek ku janë djegur disa pjesë druri të fermës dhe një eskavator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat