Tetovë, thellohet skandali me ujin pijshëm

Tetova

Tetovë, thellohet skandali me ujin pijshëm

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:39
Ilustrim

Skandali me ujin e pijshëm në Tetovë thellohet gjithnjë e më shumë. Alsat mëson se ndërmarrja shtetërore ELEM-i është pajisur me lejen A nga Qeveria ndërsa për punimet që kryen në Kodrën e Diellit nuk ka marrë kurrfarë mendimi nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” dhe as leje nga Komuna e Tetovës, njofton Alsat M.

Inspektorati i ekologjisë në këtë komunë ka urdhëruar ELEM-in për ndërprerjen e menjëhershme të punëve, sidomos pas dëmtimit të gypave të ujësjellësit në vendit e quajtur burimet e Mëdha në Kodrën e Diellit.

Ekipi i televizionit Alsat M arriti të sigurojë edhe vendimin për ndalesë të punëve që i është dhënë ELEM-it nga Komuna e Tetovës, në të cilin kërkohet që kjo ndërmarrje shtetërore të bëjë urgjentisht rrethimin e vendit ku janë dëmtuar gypat.

Ndërkohë sipas informacioneve të marra në Prokurorinë e Tetovës, për këtë skandal është hapur procedurë dhe është duke u punuar në zbardhjen e plotë të dëmtimit të gypave dhe ndotjes së ujit të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat