Përmbytjet, Shipkovica e harruar nga autoritetet

Tetova

Përmbytjet, Shipkovica e harruar nga autoritetet

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:33
Shipkovica

Përmbytjet që përfshinë Shipkovicën një vit më parë kanë lënë disa familje pa kulm mbi kokë. Xhelil Kamberi tash e një vit është duke banuar në një shtëpi me qira në qytetin e Tetovës, pasi shtëpia e tij në fshat nuk është e sigurtë për banim dhe rrezikon të shembet. Për shumën e parave që ia ka ndarë komuna për të mbuluar qiranë, Kamberi thotë se janë të mjaftueshme.

“Jo nuk mund të qëndroj edhe komuna edhe bashkësia lokale më ka larguar , qira na kanë paguar disa muaj tash i kanë ndarë edhe ata , momentalisht na lëshuar një pakicë të hollash 1300 euro , unë me ata nuk mund të bëj asgjë stalla ka rënë , muri ka rënë ku të shkoj ku të banojë se di ku të jetojë ma mirë me rrogat tona nuk mund ti paguaj faturat”, tha Xhelil Kamberi, ryefkamiljar.

Në gjendje shumë të rëndë ndodhet edhe familja Murati. Kryefamiljari Ramiz Murati i cili kujdeset për një person të sëmurë dhe dy fëmijë jetimë nga vërshimet e vitit të kaluar thotë se është i detyruar të jetojë me qira, pasi shteti për ndërtimin e shtëpisë së re i ka lëshuar vetëm 8 900 euro që nuk mjaftojnë.

“Asnjë denar s’na kanë dhënë edhe pse na premtuan edhe qiraja edhe rrymën edhe të gjitha këta komisionin që vijë deri më tash unë vetëm 500 euro kamë marrë. asgjë deri tash mua personalisht në komunë me tha se se të gjitha neve do na paguaj , me rryme me te gjitha, kur shkoj në komunë personalisht tek Teuta nuk vjen parasysh të futesh tek ajo ata zëvendësit i them se çfarë është kjo punë i rregullova të gjitha dokumentet dhe i dorëzova ne komunë . nuk rihet me qira , se pronarët me thonë se nëse nuk paguan në kohë dil jashtë , ndihmë sociale skam deri tash skam marr edhe s’kam”, tha Ramiz Murati, kryefamiljar.

Për të ndihmuar këtë familje, bashkëfshatarët kanë filluar të grumbullojnë të ndihma.

“Bëhet fjalë për një familje rast social të gjithë janë pa punë , edhe kanë pasur varfëri të bollshme njëri është edhe psikik i sëmur kanë dhe dy jetimë kështu që me mjetet që i lëshojë qeveria afër 550 mijë denarë mundohemi ti a rregullojmë karabina duke mbledhur edhe nga një mijë euro nga bashkë fshatarët dhe besoj se karabina do ja bëjmë”, tha Izedin Murati, familjarë.

Ndërkohë, edhe shumë banorë tjerë të Shpikovicës, ankohen se ende nuk kanë marrë kompensimin për dëmet nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat