12 vite premtime për një shkollë fillore

Tetova

12 vite premtime për një shkollë fillore

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

Nxënësit e fshatit Reçicë e vogël në Tetovë edhe këtë vit shkollor mësimet do t’i ndjekin nëpër shkollat e qytetit dhe në Reçicë të madhe, pasi shkolla e premtuar është larg realizimit.

Vendi i caktuar nga Komuna e Tetovës për ndërtimin e shkollës vazhdon të shërben si pikë për grumbullimin e mbeturinave.

Banorët shprehen skeptik se ndonjëherë ndërtimi i saj do të realizohet, ndërsa nga komuna nuk janë përgjigjur lidhur mos realizimin e këtij projekti, i cili do të financohet nga ambasada kineze.

 E në anën tjetër, si pasojë e mosrealizimit të atij projekti, mijëra nxënës bëjnë rrugë me kilometra për të vijuar mësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat