Aksident në rrugën Gostivar-Tetovë, tre të lënduar

Tetova

Aksident në rrugën Gostivar-Tetovë, tre të lënduar

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Sot, rreth orës 14 e 30 minuta, në rrugën Gostivar-Tetovë, ka ndodhur një aksident në të cilin u përfshinë dy makina të pasagjerëve.

Siç njoftoi policia, njëra makinë ishte e tipit “audi” me targa të Tetovës, drejtuar nga B.D (29) nga Reçica e Madhe dhe tjetra “reno” me targa të Gostivarit, që ishte drejtuar nga 60-vjeçari M.A. nga Gostivari.

Nga goditja e “renosë” në pjesën e pasme të “audit” lëndime kanë pësuar të dy shoferët dhe një pasagjer në “audi”, V.A. (29), gjithashtu nga Reçica e Vogël. Të tre këta janë dërguar në spitalin e Gostivarit për t’iu dhënë ndihma e parë dhe për t’u përcaktuar lloji dhe natyra e lëndimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat