Nxënësit e gjimnazit të Tetovës bojkotojnë mësimin

Tetova

Nxënësit e gjimnazit të Tetovës bojkotojnë mësimin

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:27
Ilustrim

Problemi me transportin e nxënësve që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të mësojnë në komunën e Tetovës po thellohet ende më shumë.

Duke mos patur asnjë zgjidhje, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës.

Nxënësit bëjnë të ditur se komuna u ka premtuar se këto ditë do të ketë një mbledhje për zgjidhjen e këtij problemi, por nxënësit këmbëngulin se nuk do të ndjekin mësimin dhe se do të vazhdojnë me protestën.

Tani për tani, nxënësit gjendet para komunës së Tetovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat