Në Tetovë u promovua projekti ekologjik ”City Tree”

Tetova

Në Tetovë u promovua projekti ekologjik ”City Tree”

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:35
Foto

Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u bë prezantimi i projektit ”City Tree”, i implementuar nga ana e shoqatës Eko-Svest nga Shkupi, në partneritet me komunën e Tetovës dhe ambasadën e republikës gjermane në vend.

Kjo formë inovative për të luftuar ndotjen e ajrit ambiental, përmes vendosjes së paneleve të kopshteve vertikale, ka për qëllim pastrimin e ajrit si dhe ngritjen e vetëdijës qytetare për sa i përket këtij problemi.

Projekti ka në plan të instalojë një total prej dy strukturave City Tree në Shkup dhe Tetovë, të cilat janë siguruar me ndihmën e donacioneve nga kompanitë vendore dhe të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat