Aksident në Tetovë, lëndohet një foshnjë dyvjeçare

Tetova

Aksident në Tetovë, lëndohet një foshnjë dyvjeçare

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

SPB Tetovë informon se dje rreth orës 15, në rrugën lokale Falishtë-Strimnicë, ka ndodhur një aksident ku një fosnjë dy vjeçare ka marrë lëndime të rënda, ndërsa dy persona të rritur kanë kaluar me lëndime më të lehta.

Në aksident kanë marrë pjesë dy makina – “Kia Pikanto” me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga A.A (33), nga Strimnica dhe “Golf” poashtu me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga A.K (19).
Foshja dy vjeçare që ka qenë duke udhëtuar me “Kia”, ka marrë lëndime më të rënda, ku pasi i është dhënë ndihma është shtruar në spitalin klinik të Tetovës, së bashku me A.A që ka marrë lëndime më të lehta.

Pas lejes së prokurorit publik, hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB-së në Tetovë dhe po punojnë në zbulimin e arsyeve të askidentit, përderisa dëmet materiale vlerësohen me rreth 50 000 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat