Gara në “Tavlla” për pesonat me aftësi të veçanta u mbajtën sot në Tetovë

Tetova

Gara në “Tavlla” për pesonat me aftësi të veçanta u mbajtën sot në Tetovë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 23:14
Gara në “Tavlla”, ilustrim

Nën organizimin e shoqatës për persona me nevoja të veçanta “Mobilnost”, sot në restorantin Arena në Tetovë, për të shtatën herë me rradhë është mbajtur gara republikane në “Tavlla”.

“Qëllimi është që të tregojmë se edhe ne jetojmë dhe ekzistojmë sikur qytetarët tjerë. Ne si shoqatë punojmë çdo ditë në përmirësimin e të drejtave të këtyre personave dhe me këtë të vëtetojmë edhe Konventën për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, e cila është e ratifikuar më 11 dhejtor të vitit 2011 nga ana e Maqedonisë”, deklaroi Vlladimir Jaqimoski nga shoqata “Mobilnost”.

Pjesëmarrësit thonë se këto aktivitete janë të shkëlqyeshme për njohje me presona tjerë me nevoja të veçanta nga e gjithë Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat