“Aleanca për Shqiptarët”: Status special financiar për malësinë e Tetovës

Tetova

“Aleanca për Shqiptarët”: Status special financiar për malësinë e Tetovës

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:41
Ziadin Sela

“Aleanca për Shqiptarët” ka vazhduar takimet dhe tubimet me qytetarët shqiptarë, një nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Ziadin Sela vizitoi vendbanimet malore të Tetovës, ku ai premtoi se këto zona malore do të kenë status special financiar dhe fiskal.

Ai ju premtoj banorëve se Aleanca për Shqiptarët këto zona malore do t’i trajtojë në mënyre të veçantë si dhe rasteve sociale duke ju hequr taksat e ujit dhe rrymës elektrike.

Kandidati i dytë në listën për deputetë të Aleancës, Vesel Memedi gjatë hapjes së shtabit partiak në Çajle të Gostivarit theksoi se koalicioni i tyre është i vetmi që mund të zgjidh çështjet që tangojnë shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat