Edicioni i 11-të i festivalit AKTO do të përfundoj në Tetovë

Tetova

Edicioni i 11-të i festivalit AKTO do të përfundoj në Tetovë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:00
Ilustrim

Edicioni i 11-të i Festivalit për arte bashkëkohore AKTO, organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Fakultet për punë që nuk mësohen”, do të vazhdojë në Tetovë me 2 dhe 3 dhjetor, me çka edhe do të përfundojë edicioni për këtë vit.

Festivali, i cili po hyn në decnien e dytë, ka filluar në Manastir në muajin gusht, vazhdoi në Shkup në shtator, ndërsa fazën e tretë e ka mbajtur në Shtip gjatë muajit tetor. Ky festiva është mbështetur nga Agjenicioni i SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar të USAID-it.

Etapa e fundit e festivalit do të mbahet në qendrën e Tetovës për zhvillim ballkanik Loja, ku edhe do të organizohet program muzikor me mysafiren Blerta Kosova nga Prishtina, ndërsa në fund të festivalit do të organizohet edhe panair i librit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat