Tetovarit ia mbysin 30 pëllumba

Tetova

Tetovarit ia mbysin 30 pëllumba

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:32
Ilustrim

Mbrëmjen midis së shtunës dhe së dielës, 3 dhe 4 dhjetor, kryerës për momentin të panjohur e kanë hapur kotecin e pëllumbave në oborrin e shtëpisë së 34 vjeçarit X.A. nga fshati Zhelinë dhe ia kanë mbytur 30 pëllumba nga rasa “tipler” dhe “fluturues të lartë”.

Sipas raportit policor, me këtë akt vandal kryerësit kanë shkaktuar një dëm material prej 30.000 denarëve (500 euro).

Është kryer kontroll dhe po punohet në zbulimin e kryerësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat