Universiteti i Tetovës njoftohet me sundimin e ligjit në SHBA

Tetova

Universiteti i Tetovës njoftohet me sundimin e ligjit në SHBA

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:32
Universiteti i Tetovës

Në Universitetin e Tetovës, profesori amerikan Brian Anderson, para studentëve dhe stafit të Fakulteti Juridik mbajti ligjeratë me temë “Sundimi i ligjit në SHBA”.

Ai gjatë kësaj ligjerate u fokusua kryesisht në pjesëmarrjen e vendimmarrjes së qyteterëve, ndarjen e fuqisë, qasjen e tyre në drejtësi, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas profesorit Brian Anderson, SHBA-të i kushtojnë mjaft rëndësi pjesëmarrjes në vendimmarrje, e cila u mundëson qytetarëve të marrin pjesë drejtpërdrejtë në aktivitetet e ekzakutivit, legjislativit dhe vendimmarrjes administrative.

Kurse sa i përket ndarjes së fuqisë, ai tha se bëhet një definim i qartë mes ekzekutivit, legjislativit dhe fuqive juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat