Revoltë në Malësinë e Tetovës: EVN me vetura 20 mijë euro, u ndërpret rrymën familjeve sociale

Tetova

Revoltë në Malësinë e Tetovës: EVN me vetura 20 mijë euro, u ndërpret rrymën familjeve sociale

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:05
Fshatit Bozovc të Tetovës

Banorë të fshatit Bozovc të Tetovës kanë bë disa fotografi të veturave me të cilat thonë se përfaqësuesit e EVN-së shkojnë në fshatin e tyre për të ndërpre rrymën elektrike. Ata thonë se në Bozovc dhe në fshatrat tjera të Malësisë ka revoltë të madhe për shkak se rryma u ndërprehet edhe familjeve që jetojnë me ndihmë sociale prej 40 eurove.

“Vetura mbi 20 mije euro të EVNsë vijnë nga Shkupi, presin rrymën familjeve te varfra që marrin 40 euro ndihmë sociale në fshatin Bozovcë të Tetovës. Mjerim nga është duke shkuar ky shtet i korruptuar nga administratori deri te kryetari i shtetit”, ka thënë për median një banor i Bozovcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat