Revoltohen qytetarët e Tetovës për problemin me mbeturinat

Tetova

Revoltohen qytetarët e Tetovës për problemin me mbeturinat

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 17:58
Ilustrim

Një banor i lagjes Dardania në Tetovë, ka bllokuar sot hyrjen në deponinë e Tetovës për kamionët me mbeturina. Ai dhe shumë banorë tjerë të kësaj lagje janë të revoltuar nga neglizhenca e autoriteteve komunale që nuk pastrojnë mbeturinat nga lagja e tyre.

Revoltën e tij ky banor i hidhëruar me autoritetet e ka nxjerr edhe ndaj ekipit të Alsat-M, duke i kërcënuar se do t’a thyejë kamerën.

Përgjegjësi për pastrim në Ndërmarrjen publike Komunale, Nazif Jashara, sërish ka premtuar se deri në fund të viti deponia do të pastrohet.

Punëtorët e ndërmarrjes publike komunale “Tetova” gjatë ditës kanë arritur të largojnë pengesën e vendosur nga banori i revoltuar dhe kanë vazhdur me hedhjen e mbeturinave në këtë deponi në hyrje të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat