Vitin e Ri e feston pa shumë incidente

Tetova

Vitin e Ri e feston pa shumë incidente

Më: 1 janar 2017 Në ora: 19:25
Tetova

Ndërrimin e viteve qytetarët e Tetovës e kanë kaluar në ambiente të ndryshme. Edhe ky vit nuk ka kaluar pa lëndime po jo të rënda. Në repartin e Kirurgjisë në Tetovë ndihmë kanë kërkuar 6 persona, njëri prej të cilëvë ka qenë fëmijë, ndërsa lëndimet kryesisht kanë qenë nga mjetet piroteknike.

Ndërkohë nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, theksuan se nga 180 raste që kanë kërkuar ndihmë kanë qenë për shkak të gripit sezonal dhe vetëm dy prej tyre me intoksikim të lehtë të alkoolit.

“Gjatë natës së mbrëmshme janë regjistruar afër 180 raste me pacient dhe shumica prej tyre kanë qenë me virozë sezonale. Dihet që dy javët e fundit viroza ka marrë formë epidemie, kurse lëndime nga mjetet piroteknike nuk kemi pasur. Kemi pasur vetëm dy raste me intoksikim të lehtë të alkoolit, të cilët pas mjekimit nga ne janë lëshuar për mjekim shtëpiak, kurse lëndime me fishekzjarre ne nuk kemi regjistruar”, tha Gëzim Kasa, mjek nga Ndihma e Shpejtë.

Nga njësia territoriale e kundër zjarrit në Tetovë, theksuan se natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në punë dhe kanë intervenuar në 11 raste.

Ndërsa në gjendje gatishmëriw mbrëmë kanë qenë edhe zjarrfikësit dhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, të cilët kujdeseshin që nata e ndërrimeve të moteve të kaloj e qetë dhe pa ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat