Rritet numri i aksidenteve në Tetovë, shkak shpejtësia!

Tetova

Rritet numri i aksidenteve në Tetovë, shkak shpejtësia!

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:24
Ilustrim

Rritje të numrit të aksidenteve rrugore në Tetovë prej 8,2 për qind në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, tregon statistika e policisë së Tetovës.

Të dhënat e policisë së Tetovës, tregojnë se vitin e kaluar në rajonin e Tetovës kanë ndodhur 802 aksidente ose 61 më shumë në krahasim me vitin paraprak 2015.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, ajo që veçanërisht shqetëson është numri dyfish më i madh i viktimave në aksidente, pasi në 11 aksidente vitin e kaluar jetën e kanë humbur 13 persona, derisa në vitin 2015 e kanë humbur jetën shtatë persona.

Vitin e kaluar 48 aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, 301 me lëndime të lehta, ndërsa në 442 është shkaktuar vetëm dëm material. Numri më i madh i aksidenteve rrugore vitin e kaluar kanë ndodhur në rrugët e Tetovës – 372, pastaj në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe rrugët rajonale Tetovë-Pirok, Tetovë-Volkovia dhe Tetovë-Shkup.

Arsyeja më e shpeshtë për aksidentet sërish është shpejtësia jo e përshtatshme gjegjësisht vozitja e shpejtë, ndërsa karakteristike janë 90 aksidente që i kanë shkaktuar kafshët. Janë regjistruar 118 dalje nga korsitë, para së gjithash si pasojë e shpejtësisë jo të përshtatur. Në 72 aksidente kanë marrë pjesë këmbësorë, ku arsyeja më e shpeshtë është mosdhënia e përparësisë nga shoferët ose kalimi jo i kujdesshëm në rrugët veçanërisht nga personat minoren. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat