Një kioskë nga Tetova fiton tenderin 90.000 euro për analizë Marrëveshjes së Ohrit

Tetova

Një kioskë nga Tetova fiton tenderin 90.000 euro për analizë Marrëveshjes së Ohrit

Më: 5 janar 2017 Në ora: 16:52
Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Deri më 21 janar pritet që Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova.

Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t’i bëjë këto shërbime:

Dokumentacioni i tenderit

Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Një konferencë ndërkombëtare

Gjashtë analiza rajonaleHulumtim nacional të mendimit publik

Strategji për kanale të reja të komunikimit dhe afirmimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, veprimtaria elementare e kompanisë së përzgjedhur megjithatë nuk është përpunimi i analizave, por tregtia dhe shitja me pakicë në kiosk.

Duke pasur parasysh këto informacione, Alsat M kërkoi qëndrim zyrtar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë për disa çështje. Çfarë analiza tjera ka bërë kompania e përzgjedhur pasi ky ka qenë kusht në tender? Kur do të mbahet konferenca ndërkombëtare? Cilat analiza tashmë janë gati pasi afati përfundimtar skadon për dy javë?.

Asnjë përgjigje deri tani nga ky Institucion.

Kjo përndryshe është analiza e tretë e Marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2013. Për të gjitha analizat, janë shpenzuar 285 mijë euro nga buxheti. Në fund, analizat u publikuan, por më pas nuk u mbajtën konferencat e paralajmëruara ndërkombëtare e as analizat nuk u shqyrtuan si dokument në seancë qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat