Bllokohet rruga për në fshatin Gurgurnicë të Tetovës

Tetova

Bllokohet rruga për në fshatin Gurgurnicë të Tetovës

Më: 7 janar 2017 Në ora: 16:58
Fshati Gurgurnicë i Tetovës

Rruga për në fshatin Gurgurncë, i cili është pjesë e Komunës së Bërvenicës prej mbrëmë është e bllokuar nga reshjet e borës. Banorët apelojnë që sa më shpejtë të pastrohet bora nga rrugët, për shkak se në fshat jetojnë fëmijë dhe persona të sëmurë të cilëve ju duhet ushqim dhe ilaçe.

“Këtu jetojmë 400 familje. Sot 40 kanë dashur të kthehen në Gjermani, pasi i kanë mbaruar pushimet e tyre këtu në vendlindje. Erdhën nga Komuna e Bërvenicës që ta pastrojnë, po kot me bagerë të vogëk nuk bëhet asgjë”, u shpreh një banor.

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, thotë se për shkak të erës së fortë bora zbret nga malet dhe e bllokon fshatin. Ai tha se ekipet e tyre po punojnë në pastrimin e rrugës dhe tha se edhe sot janë në terren.

Fshati Gurgurnicë gjendet në lartësi mbidetare rreth 1,250 metra dhe aty jetojnë mbi 2500 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat