Rrahje në Bogovinë të Tetovës, lëndohet një 51 vjeçar!

Tetova

Rrahje në Bogovinë të Tetovës, lëndohet një 51 vjeçar!

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër S.S. (63) nga fshati Bogovinë për shkak të ekzistimit të dyshimit kryesor për vepër të kryer penale “rrezikim me vegël të rrezikshme gjatë rrahjes ose grindjes”.

Siç kumtoi MPB-ja, më 17 dhjetor të vitit 2016 rreth orës 9:30 para shtëpisë së S.S. në fshatin Bogovinë ka ardhur i dëmtuari O.M. (51), i cili pa rast dhe arsye i ka drejtuar fjalë fyese.

I denoncuari me përdorim të shufrës metalike e ka goditur tre herë O.M., prej të cilave dy goditje në shpinë dhe një goditje në kokë, duke i shkaktuar lëndim trupor. Nga lëndimet e marra O.M. ka rënë në tokë, me ç’rast janë ndarë nga bashkëfshatarët-dëshmitarë të ngjarjes.

I lënduari është pranuar në Spitalin klinik Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është lëshuar në kurim shtëpiak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat