BDI: Nuk është e vërtetë se ka pasur zënka në kryesinë qendrore të partisë në Tetovë

Tetova

BDI: Nuk është e vërtetë se ka pasur zënka në kryesinë qendrore të partisë në Tetovë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:24
Logo e BDI

Kabineti i kryetarit të BDI-së, përmes një kumtese për mediumet e demanton ashpër spekulimin dhe trillimin e rëndë të portalit Libertas lidhur me takimin e djeshëm të Kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë.

Në kumtesë ceket se, Bekim Neziri nuk është anëtar i Kryesisë së BDI-së dhe as nuk ka qenë prezent në takim, përderisa deputeti Artan Grubi aspak nuk ka marrë fjalë në takimin e djeshëm, e aq më pak ka pasur polemikë të ashpër mes dy taborreve të trilluara dhe joekzistuese në BDI nga ana e portalit.

‘Lajme të rrejshme lidhur me qëndrimet e BDI-së janë dukuri e shpeshtë në disa portale të koordinuara në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje mediumeve t’i përmbahen raportimit korrekt dhe të kërkojnë qëndrim nga ana e përfaqësuesve zyrtar të BDI-së lidhur me të gjitha dilemat e tyre.’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat