Vdes një tetovar në aksident komunikacioni në Zvicër

Tetova

Vdes një tetovar në aksident komunikacioni në Zvicër

Më: 20 janar 2017 Në ora: 21:57
Pamje nga vendngjarja

Në Zvicërka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, me pasojë një të vdekur dhe një të lënduar rëndë. Bëhet e ditur se i vdekuri është një 50 vjeçar nga Tetova.

Policia e Kantonit Soluthurn bën të ditur se për arsye ende të panjohura, shoferi 27 vjeçar nga Maqedonia ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një BMW.

Të aksidentuarit janë babë e birë nga Bogovina e Tetovës. Nga aksidenti, që të dy kanë ngecur në veturë, deri sa kanë ardhë ekipet e zjarrfikësve dhe kanë intervenuar.

Policia zviceriane po heton vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat