Për shkak të kushteve të papërshtatshme, nxënësit nga Tetova përsëri mësojnë në tri ndërrime

Tetova

Për shkak të kushteve të papërshtatshme, nxënësit nga Tetova përsëri mësojnë në tri ndërrime

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:26
Kushtet e gjimnazit

Gjysma e dytë e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm në Tetovë, ka filluar me disa vështirësi. Në shkollën fillore më të madhe “Liria” në Tetovë, mësimi zhvillohet në tri ndërrime për shkak të pamundësisë për të mësuar në katin e dytë të shkollës, ku vitin e kaluar filloi të rrjedh çatia.

‘Tani orët zgjasin gjysmë ore. Pra, kjo kërkohet me ligj, në rrethana të jashtëzakonshme mund të mësojmë me orë të shkurtuara dhe orët e mësimit mbahen në ambientet e katit të parë dhe në bodrum. Shpresojmë se në pranverë do të fillohet riparimi i kulmit dhe situata do të stabilizohet’, tha Shpresa Iseini, drejtoresha e “Liria”.
Nga Komuna e Tetovës thonë se kur do të lejojnë kushtet e motit, do të fillohet me riparimin e kulmit, tualetet, për të cilat janë ndarë 25 milionë denarë. Për këto aktivitete ndërtimi janë dhënë gjithashtu dhe para që janë planifikuar për festimin e Vitit të Ri, e cila më pas ishte anuluar.

Gjimnazistët tetovar që mësojnë në gjuhën maqedonase, megjithatë, filluan gjysmën e dytë në një nga ndërtesat e shkollës së vjetër mjekësore e cila vitin e kaluar u rindërtua plotësisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat