Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, priti Heroin e Reçakut, Ambasadorin Wlliam Walker, në Tetovë

Tetova

Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, priti Heroin e Reçakut, Ambasadorin Wlliam Walker, në Tetovë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 janar 2017 Në ora: 19:57
Ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, në Kosovë, Ambasadori William Walker dhe Lazim Destani

Me ftesë të biznesmenit të suksesshëm dhe filantropit të njohur shqiptarë nga Tetova, Lazim Destani, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, në Tetovë, në zyrat qendrore të kompanisë “Ecolog International”, ka qëndruar ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, në Kosovë, Ambasadori William Walker.

 “Sot pata kënaqësinë të kem të ftuar ish shefin e Misionit Vëzhgues të OSBE-së, në Kosovë, Ambasadorin William Walker”, thotë në njoftimin e saj, zyra e veprimtarit të shquar shquar shqiptar Lazim Destani , duke shtuar se ata e kan nderuar me një pritje të veçantë Ambasadorin Wlliam Walker, heroin e Reçakut dhe mikun e madh të Shqiptarëve.

Televizioni 21 nga Maqedonia në emision e saj informativë, tha se :” Ambasadori William Walker, u takua sot me biznesmenin Lazim Destani, në hapësirat e komapnisë "Ecolog International". Vizita e tij i dedikohet përpjekjeve të diasporës shqiptare në përgjithësi, për të avancuar çështjen e zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçanërisht zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët ballafaqohen gjithandej në trojet ku ata jetojnë.

Ambasadori Walker tregoi konsideratë të lartë ndaj Destanit për kontributin në raport me çështjen shqiptare. Kurse, Lazim Destani, tha që aq më shumë është mirënjohës për faktin se Ambasadori Walker sepse ai asnjëherë nuk reshti të angazhohej edhe më tej për popujt e Ballkanit, veçanërsiht shqiptarët, gjë që e bën edhe sot me shumë energji dhe dëshirë.
Takimi disa-orësh, sipas RTV21 Maqedoni,  përfundoi me dakordimin se, edhe më tej çdonjëri do të angazhohet seriozisht në arritjen e vizionit të përbashkët për shqiptarët.”

Ndërkohë, edhe media të tjera nga Shkupi, thonë se ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili bëri sot një vizitë miqësore biznesmenit dhe filantropit të njohur shqiptarë nga Tetova, Lazim Destani, në hapësirat e kompanisë “Ecolog International” ishte mjaft miqësore, dhe, duke ndarë kujtime nga koha kur gjithkush dha kontributin e vet maksimal në kapërcimin e krizës që Kosova kishte në fund të viteve të 90-ta”

 Lazim Destani, thonë ato shprehen konsideratën e tij të jashtëzakonshme ndaj veprës dhe kontributit të William Walker, që nga koha e misionit të tij të parë në Ballkan, e më pas edhe në kyçjen e tij aktive për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Kosovës,.
Gjithashtu, Lazim Destani, sipas tyre tha që aq më shumë është mirënjohës për faktin se ambasadori Walker asnjëherë nuk reshti të angazhohej edhe më tej për popujt e Ballkanit, veçanërisht shqiptarët, gjë që e bën edhe sot me shumë energji dhe dëshirë. “Megjithatë, edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë”, u shpreh Destani. 
Takimi disa orësh  Destani  - Walker, përfundoi me dakordimin se, edhe më tej çdonjëri do të angazhohet seriozisht në arritjen e vizionit të përbashkët për shqiptarët, që padyshim është zhvillimi dhe avancimi i tyre, gjë që do të sjell në zhvillimin e Ballkanit në përgjithësi!

Ambasadori William Walker, i cili këto ditë mes Janari, po zhvillon një vizitë të gjatë në Kosovë, Maqedoni e trojet shqiptare, si dhe me këtë rast ka mbajtur disa takime duke vizituar edhe grupet shqiptare e diasporë, Zvicer dhe Austri. 
Ai javën e kaluar është nderuar me Shtatore në  ditën  e shënimit të përvjetori i 17-të i Masakrës së forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak.
Vendi i cili ndërroi fatin e historisë së Kosovës nga lufta e fundit, Reçaku, në të ardhmen do ta ketë të skalitur figurën e personit që e ngriti këtë fshat në vëmendjen botërore 17 vjet më parë.

Masakra e Reçakut njihet si çmimi i lirisë së Kosovës e cila bëri që bota të kuptojë përmasën e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
Kjo ngjarje kishte vënë në veprim diplomacinë ndërkombëtare për ta zgjidhur krizën në Kosovë dhe tri javë më pas, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u mblodhën në kështjellën franceze të Rambujesë, në një konferencë ndërkombëtare e cila përfundoi pa një marrëveshje të arritur, më 15 mars të atij viti.

Nëntë ditë më vonë, NATO kishte filluar fushatën e bombardimeve ajrore të caqeve ushtarake serbe.
Ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, William Walker, në 17 vjetorin e saj  është përjetësuar në një Shtatore të lart 8 metra në bronz , vepër kjo e skultorit të njohur Belani nga Tirana, dhe, është e vendosur pranë Kompleksit Memorial të Reçakut, aty ku pushojnë trupat e 45 civilëve të këtij fshati, të vrarë nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.

Në atë ditë janari, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat e armatosura serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.
Mbasi më 16 janar të atij viti, vendin ku u zhvillua tmerri i masakrës, në cilësinë e ish shefit të Misionit Vëzhgues të OSBE-së, në Kosovë -

Ambasadori William Walker, e vizitoi atë si dëshmitari i parë ndërkombëtar, duke e cilësuar me plot gojën Masakër kundër civilve të pa armatosur dhe të pafajshëm.

Sapo i kishte parë trupat e pajetë të shtrirë në një kodër mbi fshat, Walker e kishte përshkruar këtë akt të forcave serbe si “krim të rëndë kundër njerëzimit”.

Ngritja e shtatores së tij është iniciativë e komunës së Shtimes. Ndërsa, përveç shtatores, atje do të ketë edhe një rrugë, e cila çon në fshat prej Shtimes dhe do të mban emrin e këtij diplomati William Walker.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat