Në komunën e Tetovës organizohet debat publik për mjedisin jetësor

Tetova

Në komunën e Tetovës organizohet debat publik për mjedisin jetësor

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:03
Komuna e Tetovës

Këtë të premte në ora 10:00 në komunën e Tetovës do të mbahet debat publik që ka të bëjë me mjedisin jetësorë. Debati do të mbahet nga ana e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Tema e debatit ndërlidhet me studimin e vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor për projektin: Ndërtimi dhe rikonstruksioni i sistemeve të kolektorëve dhe kanalizimeve dhe ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për aglomeracionin e Tetovës.

Debati është i hapur për qytetarët dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat