Inspektoriati i ndërtimtarisë ushtroi kontrollë në komunën e Tetovës

Tetova

Inspektoriati i ndërtimtarisë ushtroi kontrollë në komunën e Tetovës

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 16:19
Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës ka patur përsëri vizitorë nga nivelet e larta të inspektimit shtetëror. Ekipet e Inspektoriatit të ndërtimit kanë kontrolluar Sektorin e urabnizmit në këtë komunë.

Kontrolla ka zgjatur disa orë, por nuk ka ndonjë informacion nga ana e inspektorëve në lidhje me atë se çfarë kanë bërë në komunën e Tetovës, çfarë kanë kontrolluar dhe nëse kanë gjetur mangësi.

Në lidhje me këtë kontrollë komuna e Tetovës deklaron se e përshëndet faktin se në këtë periudhë kohore ka tendencë në rritje të kontrolleve nga ana e institucioneve përgjegjëse. Komuna konstaton se kontrollet e shtuara në ditët e fundit janë në pajtim me angazhimin e përhershëm të administratës komunale për parandalimin e shfaqjes së ndërtimeve pa leje dhe të uzurpimit të hapësirave publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat