Shoqata humanitare "DORA" ndan pako ushqimore për nevojtarët në Tetovë dhe rrethinë

Tetova

Shoqata humanitare "DORA" ndan pako ushqimore për nevojtarët në Tetovë dhe rrethinë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:39
Shoqata humanitare "DORA"

Shoqata humanitar “Dora”, dje ka zhvilluar një aksion humanitar në Tetovë dhe rrethinë duke shpërndarë pako ushqimore për familjet e varfëra.

“Sot më datë 11.02.2017 shoqata humanitare “Dora Humane “bëri shpërndarjen e pakove ushqimore për 20 familje me raste sociale në Tetovë dhe rrethinë…

Faleminderojmë të gjithë që na përkrahën dhe na ofruan ndihmë .

Ju ndihmoni Ne realizojmë”, thuhet në lajmërimin e kësaj shoqate. Kjo shoqatë thekson se aksione të ngjajshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat