Lypësit në rrugë dhe prindërit e tyre do të dënohen me nga 800 euro

Tetova

Lypësit në rrugë dhe prindërit e tyre do të dënohen me nga 800 euro

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:56
ilustrim

Prindër ose më të afërt edhe më andej po i ngarkojnë fëmijët dhe nuk po kujdesen mjaftueshëm për to, jo rrallë herë duke i përfshirë në lypje ose në shkelje tjera të prishjes s’rendit publik që nuk është fenomen i panjohur në Pollog vite me radhë.

Si pasojë e kësaj, në rrugët e Tetovës dhe sidomos në rrugët e Gostivarit këtyre ditëve janë prezent, gjegjësisht mund të shikohen fëmijë të cilët kërkojnë para nga kalimtarët të lënë me orë të tëra duke qëndruar në trotuare ose me pakujdesi duke vrapuar para veturave.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë edhe njëherë përkujton se nxjerrja e fëmijëve në rrugë paraqet prishje të rendit publik për të cilën është parapa gjoba prej 600 deri në 800 euro në kundërvlerë në denar, përderisa për lypjen gjoba lëviz nga 15 deri në 50 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat