Arifi: Kontrollet e bizneseve, qëllimkëqija

Tetova

Arifi: Kontrollet e bizneseve, qëllimkëqija

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:25
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi

Një ditë pas aksionit të inspektorëve nëpër bizneset e Tetovës, kryetarja e kësaj komunë Teuta Arifi ka theksuar se kontrollet janë bërë me qëllim jo të mirë.

Arifi ka porositur prokurorinë dhe inspektorët e policisë së Tetovës, që të merren me zbardhjen e krimeve që ende kanë mbetur pa u ndriçuar në Tetovë dhe fenomeneve të tjera që shkatërrojnë qytetin dhe qytetarët.

Një ditë më parë mbi 70 biznese në Tetovë ishin në shënjestër të inspektorëve, lidhur me lejet e Komunës së Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Urdhri për kontroll ishte i Prokurorisë Shtetërore. Pronarët e lokaleve kundërshtuan aksionin.

‘Do kisha dashur që ta trajtoj si qëllim mirë dhe për vendosje të rendit të këtij qyteti mirëpo për fat të keq nuk është ashtu, sepse po të kishte pasur për qëllim një gjë të tillë në fakt këto institucione do merreshin me disa gjëra. Do merreshin me atë se ku shkuan për tetë vite me radhë mjetet e qytetarëve të Tetovës për ujin e pijshëm të Tetovarëve që nuk u bë për gjithë ato vite por që përfundon tani. Do merreshin më çështjet e kazinove që janë duke mbirë çdo ditë në qytet dhe për të cilat ne nuk kemi autorizime dhe që ndikojnë keq në ardhmërinë e rinisë së Tetovës. Do merreshin me çështje serioze për sa i përket krimit mirëpo, për ti bërë këto gjëra duhet të kesh guxim dhe integritet – deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat