Në UT u organizua punëtori për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat

Tetova

Në UT u organizua punëtori për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:06
Në UT punetori

Në kuadër të projektit “Twinning”, në Universitetin e Tetovës u organizua punëtoria me temë “Zhvillimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante”. Në këtë punëtori, ku morën pjesë ekspertë të njohur nga Franca dhe Irlanda Veriore, u prezantua metodologjia për evaluimin e programeve studimore, duke pasur parasysh nevojat e tregut të punës mbi bazën e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.

Këshilltarja e projektit “Twinning” për Maqedoninë, Klaudia Haasis, theksoi se projekti synon forcimin e bashkëpunimit në mes institucioneve të arsimit të lartë dhe tregut të punës.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa bartës i tij është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të cilin edhe Universiteti i Tetovës është njëri ndër pjesëmarrësit për realizimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat