Hapësira e UNT-së shndërrohet në deponi

Tetova

Hapësira e UNT-së shndërrohet në deponi

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:31
Universitetit Nënë Tereza

Ndonëse mbi 15 muaj që kur u promovua ideja për ndërtimin e kampusit universitar për Universitetin Nënë Terezanë ish hapësirat e kazermës së Ilindenit, për gjatë gjithë kësaj periudhe deri më tani, në këto hapësira ku u pre shiriti nuk është lëvizur asnjë gurë.

Për më tepër, përballë hapësirës ku do të jetë universiteti në të ardhmen, vendi është shndërruar në lokacion ku hedhen mbeturinat nga gërmimet.

Për të mos përfunduar me kaq, në ministrinë e Arsimit ka mbetur pezull shqyrtimi i projekti ideor. Nga ky dikaster thanë se përfundimin e analizës së projektit ideor dhe shpalljen e tenderit për ndërtimin e kampusit e ka zvarritur kriza politike. Se sa larg realizimit është objekti i Universitetit Nënë Tereza, tregon edhe fakti se ende nuk është paraparë një kosto për këtë projekt, edhe pse nga MASH thonë se kanë siguruar buxhetin.

“Po, MASH posedon buxhetin e vet të dedikuar për ndërtimin e objektit të Universitetit Nënë Tereza dhe ky është problemi më i vogël”, deklaroi për Alsat-M Safet Neziri, MASH.

Në mungesë të objektit, Universiteti Nënë Tereza është shtrirë në disa lokacione. Ish hapësirat e Gjykatës Kushtetuese, hapësirat e Qendrës Informative Kulturore, hapësirat e UEJL-së, ndërsa nga shtatori me katër laboratorë dhe një amfiteatër do të shtrihet edhe në hapësirat e shkollës fillore Kongresi i Manastirit në Çair ku për momentin funksionojnë programet e disperzuara të Universitetit të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat