Konkurs fotografie për nderë të dhjetëvjetorit të themelimit të universitetit ”Goce Dellçev” në Shtip

Tetova

Konkurs fotografie për nderë të dhjetëvjetorit të themelimit të universitetit ”Goce Dellçev” në Shtip

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:08
Universiteti ”Goce Dellçev”

Me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit, universiteti ”Goce Dellçev” në shtip shpall konkurs për zgjedhjen e fotografisë më të mirë studentore.

Kryeredaktori i radiosë universitare UGD FM, Igor Stojanov, bëri të ditur se tema e konkursit është ”Universiteti im”, ndërkaq studentët e të gjitha cikleve kanë të drejtë të marrin pjesë.

Konkursi do të zgjatë deri më 15 mars, kurse më 18 mars shpallen rezultatet. Më 23 mars në shtëpinë e kulturës ”Aco Shopov” do të hapet ekspozitë me fotografitë më të mira të përzgjedhura.

Vendi i parë do të fitojë 10 mijë denarë, vendi i dytë, 6 mijë denarë dhe vendi i tretë, 4 mijë denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat