”BE-ja për ju” vazhdon sot me Tetovën

Tetova

”BE-ja për ju” vazhdon sot me Tetovën

Më: 6 mars 2017 Në ora: 08:35
Tetova

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori slloven, Milan Jazbec, do ta vizitojnë sot Tetovën si pjesë e fushatës ”BE-ja për ju”.

Ambasadorët do të insketojnë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare që merren me çështje të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Përndryshe, fushata ”Be-ja për ju” filloi më 27 janar në Kërçovë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe të informimit të publikut për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë.

Ndihma e plotë e BE-së në sferën e mjedisit jetësor është mbi 80 milionë euro në kuadër të IPA I projektit (2007-2013).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat