Tetova ka më shumë dyqane në Maqedoni

Tetova

Tetova ka më shumë dyqane në Maqedoni

Më: 7 mars 2017 Në ora: 09:49
Tetova

Sipas regjistrimit të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), Tetova është në majë të listës së komunave të Maqedonisë sipas numrit të objekteve shitëse.

Mirëpo, edhe pse Tetova ka shumë butiqe, super markete, qendra tregtare, sërish ekonomia e qytetit nuk është duke ecur përpara. Sipas Arben Halilit, analist ekonomik, për të patur rritje ekonomike, Tetova ka nevojë për kapacitete prodhuese që rrallë gjenden në këtë qytet.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se në Maqedoni ka 18.749 kapacitete shitëse të tregtisë me pakicë, 18.266 nga të cilat janë dyqane, kurse 483 janë pompa benzine. 8% nga ky numër i përgjithshëm i objekteve shitëse gjenden në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat