Universiteti i Tetovës shënoi ditën ndërkombëtare të gruas

Tetova

Universiteti i Tetovës shënoi ditën ndërkombëtare të gruas

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:05
Në Universitetin e Tetovës sot u shënua 8 marsi – dita ndërkombëtare e gruas

Për nder të kësaj date, në amfiteatrin e rektoratit u organizua pritje solemne për të gjithë të punësuarat në stafin akademik, stafin administrativ si dhe studentet e universitetit.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, në urimin e tij para të punësuarave në Universitetin e Tetovës shprehu nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme për nënat dhe motrat shqiptare, për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës. Ai, gjithashtu në fjalën e tij shtoi se, rolin kryesor për avancimin e të drejtave të femrës shqiptare dhe gruas në përgjithësi, e luajti arsimimi dhe edukimi i saj.

Të gjitha studenteve dhe të punësuarave në Universitetit e Tetovës, udhëheqësia e këtij institucioni u dhuroi lule për festën e 8 Marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat