”Malësia e Tetovës është qetë”

Tetova

”Malësia e Tetovës është qetë”

Më: 11 mars 2017 Në ora: 07:50
Policia maqedonase

Disa portale kanë raportuar mbrëmë për gjoja ekzistimin e një grupi të armatosur në Malësinë e Tetovës, si edhe për praninë e forcave speciale policore, të dhëna këto të pakonfirmuara dhe që kanë shkaktuar shqetësim te popullsia.

Megjithatë, burime nga stacioni policor në Kodrën e Diellit bëjnë të ditur se në Malësinë e Tetovës nuk ka prani të ndonjë grupi të armatosur.

Këto burime thonë se në Kodrën e Diellit nuk ka as prani të njësive speciale policore. “Situata është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim e as për dezinformata”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat