Kështu do të duken trotuaret në Tetovë, sipas Teuta Arifit

Tetova

Kështu do të duken trotuaret në Tetovë, sipas Teuta Arifit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 13:22
Trotuaret

Teuta Arifi ka prezentuar projekt-idenë për dukjen e re të trotuarëve në pjesën qendrore të qytetit.

Arifi në Facebook e ka prezentuar idenë duke dhënë më shumë detaje.

”Javën e kaluar filluam punët ndërtimore për rekonstruim të plotë të shtigjeve për këmbësorë dhe sipërfaqeve të gjelbra në pjesën qëndrore të qytetit. Ky projekt do të ofrojë një pamje të re estetike dhe fusnksionale të hapësirave për qarkullim të këmbësorëve përgjatë bulevardit Iliria dhe pjesës së bulevardit të Ilindenit në pjesën e Postës në Tetovë. Gjithsej do bëhet fjalë për rregullim të hapësirës publike në sipërfaqe prej 15.000m2, ku përveç shtigjeve dhe zhardinjerave të ngritura për gjelbrim do të bëhet edhe vendosja e gjithsej 73 shtyllave për ndriçim publik, 12 fontanave me ujë për pije, 75 mbrojtës metalik për trungjet e drunjëve, 22 shporta për mbeturina, 32 kontruksione për parkim të biçikletave si dhe 233 ulëse të drurit për qytetarët.” ka shkruar kryetarja e Tetovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat