Dramë në Tetovë: Një traktorist lëron arën e huaj dhe kërcënohet se do t`i vras pronarët

Tetova

Dramë në Tetovë: Një traktorist lëron arën e huaj dhe kërcënohet se do t`i vras pronarët

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:26
ilustrim

Dje rreth orës 13 e 40 min në një arë në eterin e fshatit Sedllarcë e Poshtme, Tetovë, përderisa A.B.(44) nga Recica e Madhe, Tetovë, së bashku me dy shokët e tij ka qenë duke kryer punë bujqësore, familjari i tij SH.B. nga fshati i njëjtë me traktor në arën e tyre dy herë është futur në arën e A.B..

Për shkak të kësaj ka ardhur deri tek një zënkë midis tyre ku Sh.B. ka nxjerr një pistoletë dhe iu është kërcënuar A.B. se do ta vrasë.

Në atë moment ka ardhur babai i A.B. me disa shok të tij, pas së cilës Sh.B. ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pastaj A.B. rastin e ka paraqitur në Policinë e Tetovës. SH.B. është arrestuar dhe i njëjti e ka pranuar veprën.

Me vërtetim iu janë konfiskuar pistoleta e markës M57 kalibër 7.62 mm dhe një kornizë me gjashtë plumba të cilën e ka pasur pa leje.

Kundër të njëjtit do të ngritet padi penale në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat