Ja çka i helmoi 200 punëtorët e kompanisë “Lear” të Tetovës

Tetova

Ja çka i helmoi 200 punëtorët e kompanisë “Lear” të Tetovës

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:12
Tetovë

Mbi 200 punëtorët e kompanisë “Lear” në zonën industriale në Tetovë janë helmuar nga ushqimi. Por jozyrtarisht siç mësohet ushqimi me makarona ka bërë që ata të marrin helmim dhe të gjithë të përfundojnë në spital. Për këtë me informacion kanë dalur nga Prokuroria Themelore Publike nga Tetova së bashku me SPB – Tetovë dhe shërbimet inspektuese kompetente, që  kanë kryer kontrolle në firmën e locuar në zonën e lirë industriale, në afërsi të fshatit të Tetovës Saraçinë.

“Sot në mëngjes nga ana e spitalit klinik të Tetovës në SPB Tetovë është paraqitur se në spital janë sjellë mbi 200 persona të helmuar, të punësuar në firmë. Sipas njohurive të para, personat janë helmuar me siguri nga ushqimi që e kanë konsumuar rreth orës një pas mesnate, ndërsa dy orë më vonë i kanë ndjerë simptomat e pata, janë ankuar për dhimbje stomaku, vjellje dhe marramendje”, kumtojnë nga Prokuroria Publike e RM-së.

Shumica e personave të helmuar janë mbajtur në spitalin e Tetovës, ndërsa një pjesë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, për t’iu dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Sipas informacioneve të para janë helmuar 220 punëtorë nga fabrika Lear në ZZHIT – Tetovë të cilët ishin turni i tretë në punë. Nga gjithsej 264 punëtorë aq sa ishin në punë, te 220 prej tyre janë paraqitur simptomat e para të helmimit nga ushqimi – vjellje, dhimbje stomaku, marramendje dhe të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat