Tetovë, po shkatërrohet parku i vetëm

Tetova

Tetovë, po shkatërrohet parku i vetëm

Më: 1 prill 2017 Në ora: 17:20
Parku i Tetoves

Parku i rikonstruar, një nga hapësirat e gjelbërta të rralla në Tetovë për pushim dhe rekreacion, ka filluar të shkatërrohet. Për vetëm disa janë nga themelimi i tij, janë shkatërruar disa rekuizita sportive dhe për fëmijë, ndërsa mbeturina ka kudo.

Gjendja është e njëjtë edhe me vendet tjera për shëtitje në Tetovë. Qytetarët thonë se në qytet, nuk ka vetëdije të mjaftueshme për t’u kujdesur për hapësirat publike, për të cilat pushteti duhet të ketë vëmendje më të madhe.

Nga Instituti për Zhvillim të Njësive thonë se, për t’u ndaluar shkatërrimi i tillë është e nevojshme edukim më i madh i qytetarëve, por edhe dënime për ata që shkatërrojnë këto hapësira.

Nga Komuna e Tetovës për Telma thanë se nuk mund që vazhdimisht, inspektorët e tyre të jenë në terren dhe të kontrollojnë hapësirat publike. Në kuadër të mundësive të tyre, thonë se do të fillojnë me rikonstuimin e parqeve të shkatërruara dhe vendeve tjera për pushim dhe rekreacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat