Përurohet parku i ri te stacioni i autobusëve në Tetovë

Tetova

Përurohet parku i ri te stacioni i autobusëve në Tetovë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:05
Përurohet parku i ri te stacioni i autobusëve në Tetovë

Në Tetovë sot është përuruar parku që ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve dhe stacionit hekurudhor. Investimi arrin 10 milionë denarë.

Sipas kryetares së komunës Teuta Arifi, aktiviteti i sotëm është vazhdim i filozofisë së pushtetit lokal për ruajtjen dhe zgjerimin e sipërfaqeve të rregulluara të gjelbërta nëpër komunë.

"Tetovarët kanë pasur mendim shumë të keq për këtë park në të kaluarën sepse ka qenë tërësisht i lënë anash, por tani me investim prej rreth 10 milionë denarëve, mjete të përbashkëta të komunës, Byrosë për zhvillim rajonal dhe Rajonit planor të Pollogut jemi bërë me sipërfaqe më të madhe të ripërtërirë të gjelbërt me pajisje të re të ndryshme urbane si stole dhe rekuizita për lodra për fëmijë. Ky park do të jetë në dispozicion 24 orë për qytetarët, ndërsa do të jetë edhe gjithë kohën i siguruar me shërbim që do të kujdeset për mirëmbajtjen e tij si të rekuizitave ashtu edhe të rendit dhe qetësisë", tha Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat