MPB: Kjo është e vërteta për ”bombën tek Gjykata e Tetovës”

Tetova

MPB: Kjo është e vërteta për ”bombën tek Gjykata e Tetovës”

Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:21
Skenë krimi, ilustrim

Janë shtuar zërat se në objektin e Gjykatës Themelore në Tetovë do të shpërthejë një bombë në ditën e nesërme por Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar rrëfimin zyrtar rreth këtij kërcënimi.

”39 vjeçarja nga Tetova me iniciale N.J sot rreth orës 8:40 ka paraqitur në policinë e Tetovës një rast, ku gjatë hyrjes në objektin e saj (zyrë avokature) që gjendet në rrugën ”Struga” në Tetovë, në dysheme ka vërejtur një letër ku shkruhej ‘Më 13 prill do të bombardohet Gjykata e Tetovës, një sasi e konsiderueshme e municionit është futur brenda! Boll keni luajtur me popullin.”

Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është alarmuar edhe Prokurori Publik i këtij rajoni i cili ka treguar për hapat që duhet të merren.

Ekipe të SPB Tetovë kanë kontrolluar objektin edhe brenda edhe jashtë dhe nuk është gjetur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat