Në Tetovë mbahet trajnim për personat me nevoja të veçanta

Tetova

Në Tetovë mbahet trajnim për personat me nevoja të veçanta

Më: 20 prill 2017 Në ora: 13:20
Ilustrim

Zbatimi i shërbimeve për asistencë personale për personat me nevoja të veçanta është jesë e trajnimit dyditorë në kuadër të projektit ”Përparimi i shërbimeve për përfshirje sociale”.

Aktiviteti mbështetet nga BE-ja përmes IPA fondeve. Trajnimi ”Mbështetje personale për jetë, punë dhe gëzim” ka për qëllim që në praktikë të verifikojë mënyrën e zbatimit të modelit të asistencës personale për këtë kategori njerëzish.

Në trajnimin dyditorë marrin pjesë tetë persona me nevoja të veçanta, asistentët e tyre që vetë i kanë përzgjedhur, përfaqësues të shoqatës Lëvizshmëria, nga Tetova dhe Gostivari.

Afati i përfundimit të këtij projekti është qershori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat