Në Tiranë u realizua një takim afaristësh nga Tetova dhe Tirana

Tetova

Në Tiranë u realizua një takim afaristësh nga Tetova dhe Tirana

Më: 12 maj 2017 Në ora: 09:40
Pamje nga takimi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe Grupacioni i Grave Afariste (GGA) pranë OEMVP-së realizuan një vizitë në Shqipëri ku vizituan inkubatorët afarist që punojnë në Tiranë.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e OEMVP-së u njohën pëvojat e këtyre inkubatorëve afarist në Shqipëri, ndërkaq u organizuan edhe takime ku u diskutua për organizim aktivitetesh në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si edhe për pjesëmarrje në projekte evropiane.

Sipas AIM-së, vizita u realizua përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes me Programin për rritje të punësimit të tregut – IME.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat