“Krijojmë së bashku” sot në Tetovë

Tetova

“Krijojmë së bashku” sot në Tetovë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 12:01
Qenda e Kultures

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë sot do të hapet programi për fëmijë “Krijojmë së bashku”, në krijimin e të cilin kanë marrë pjesë edhe nxënës pa dhe me nevoja të veçanta nga shkollat “Liri” dhe “Andreja Saveski Qiqish” nga Tetova.

Do të promovohen produktet finale të projektit “Krijojmë së bashku” – ekspozitë në fotografi dhe video që i kanë punuar nxënës të shkollave nga Tetova, Shkupi dhe Strumica. Ndërsa do të shfaqet edhe një film për fëmijë i sinkronizuar në gjuhën shqipe.

Pas projekteve do të vijojë debati me temë “Kreativiteti – dritare drejt botës së dallimeve” që do të moderohet nga fotogradi Dragi Nedelçevski. Folës do të jenë edhe Jane Aktiparmankov – regjisor dhe Blerta Qamili – defektologe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat