Hisen Xhemaili ministër i mbrojtjes në qeverinë e re

Tetova

Hisen Xhemaili ministër i mbrojtjes në qeverinë e re

Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:39
Hisen Xhemaili

Burime brenda BDI-së mëson se Hisen Xhemaili do të jetë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re, njofton Tetova1.

Xhemaili për momentin është kryetar i Kuvendit të Komunës së Tetovës dhe anëtar i Kryesisë të BDI-së.

Xhemaili është i njohur për mosbindje ndaj eprorëve në kohën e shërbimit ushtarak duke refuzuar urdhërat e komandantëve të JNA.

Ai më vonë u bashkua me UÇK-në ku ka dhënë një kontribut të madh.

Xhemaili që nga themelimi i BDIsë ka qenë kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat